Artikull
ALMA dhe kënga e saj e parë solo në gjuhën bullgare – “Më thuaj që është ëndërr”
Enjte 25 Shtator 2025 03:10
Enjte, 25 Shtator 2025, 03:10
FOTO: YouTube
Madhësia e shkronjave
Këngëtarja e re, por tashmë e afirmuar, ALMA e pret vjeshtën me publikimin e këngës së saj të parë solo në gjuhën bullgare – “Më thuaj që është ëndërr”. Autorë të muzikës janë vetë ALMA dhe Vasill Ivanov – Dexter. Për krijimin e tekstit, i cili trajton frikën dhe iluzionet në dashuri, këngëtares ALMA iu bashkua Dara Ekimova. Dexter u kujdes për aranzhimin hipnotik, që sjell një atmosferë nostalgjike të tingullit pop nga fillimi i viteve 2000, e ndërthurur me një stil bashkëkohor dreamy drum and bass.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube