LAJME

Artikull

Ndërtimi i reaktorëve të vegjël pranë Centralit Atomik Elektrik "Kozlloduj" do ta ruajë rolin e saj si një qendër energjetike

Enjte, 25 Shtator 2025, 06:27

Ndërtimi i reaktorëve të vegjël pranë Centralit Atomik Elektrik "Kozlloduj" do ta ruajë rolin e saj si një qendër energjetike

FOTO: Këshilli i Ministrave

Madhësia e shkronjave

Qeveria bullgare po shqyrton vendosjen e reaktorëve të vegjël modularë në vendin tonë. Kjo u bë e qartë pas takimit të kryeministrit Rosen Zheljazkov në Nju Jork me drejtorin kryesor korporativ të General Electric Vernova, Roger Martella. Po shqyrtohet mundësia që vendosja e reaktorëve të vegjël të jetë në shtesë të projektit aktual për ndërtimin e dy blloqeve të Westinghouse në terrenin e Centralit Atomik Elektrik "Kozlloduj".
Gjatë takimit u diskutuan edhe projekte të tjera bashkëpunimi me General Electric, si ndërtimi i hidrocentraleve akumuluese me pompim (PAVEC) dhe termocentraleve me avull-gaz. Një termocentral i tillë në të ardhmen do të ishte një perspektivë kyçe, e cila do ta ruante rolin e kompleksit si një qendër energjetike për vendin dhe rajonin.

Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Këshilli i Ministrave

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا