Artikull
Bullgarët janë më tepër pesimistë në lidhje me të ardhmen e afërt
Enjte 25 Shtator 2025 07:57
Enjte, 25 Shtator 2025, 07:57
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Vetëm 18% e bullgarëve besojnë se gjendja ekonomike e vendit do të përmirësohet gjatë vitit të ardhshëm. Sipas një sondazhi të kryer nga Agjencia Sociologjike "Trend", gjatë periudhës 13–20 shtator, përmes intervistës së drejtpërdrejtë të standardizuar "sy më sy", me 1004 të anketuar mbi 18 vjeç, 38% e të pyeturve presin përkeqësim të zhvillimit ekonomik — që është përqindja më e lartë e qëndrimeve negative që nga fillimi i vitit. Sa i përket mirëqenies personale, 17% janë optimistë, ndërsa 31% parashikojnë përkeqësim të situatës së tyre.
Sondazhi u zhvillua me porosi të gazetës "24 Çasa".
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا