Artikull
Kërkesat e opozitës për ndalimin e fondeve nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë ka gjasa të kenë efekt
Enjte 25 Shtator 2025 10:26
Enjte, 25 Shtator 2025, 10:26
Tomisllav Donçev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Një nga detyrat e para të kësaj qeverie, para 8 muajsh, ishte shpëtimi i Planit bullgar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, deklaroi zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev para fillimit të mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave. Sipas tij, u bënë përpjekje të suksesshme për të përshpejtuar pagesat dhe zbatimin e projekteve. Nga ana tjetër, kërkesa e eurodeputetëve bullgarë nga opozita për ndalimin e fondeve të planit nuk mund të nënvlerësohet, dhe do të ketë njëfarë efekti, theksoi Donçev. Ai u bëri thirrje komunave bullgare, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, agjencive dhe organizatave joqeveritare që të vazhdojnë zbatimin e projekteve të tyre. “Jemi duke ndjekur një afat ambicioz deri në muajin gusht të vitit të ardhshëm – le të mos sjellin këto stuhi politike pasiguri dhe në asnjë mënyrë të mos ngadalësohet ritmi i zbatimit të projekteve. Fonde për mbulimin e shpenzimeve të projekteve do të ketë – si nga ana e qeverisë drejt përfituesve, ashtu edhe nga Komisioni Evropian drejt Bullgarisë”, tha gjithashtu Tomisllav Donçev, i cituar nga BNT.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا