Artikull
Biznesi dhe sindikatat nuk arritën marrëveshje për pagën minimale për vitin 2026
Enjte 25 Shtator 2025 11:58
Enjte, 25 Shtator 2025, 11:58
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Diskutimi i pagës minimale për vitin 2026 në Komisionin për të Ardhurat dhe Standardet e Jetesës të Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh përfundoi pa marrëveshje midis biznesit dhe sindikatave. Për shkak të mungesës së konsensusit, është planifikuar një diskutim i ri më 6 tetor, raportoi BNR "Horizont". Qeveria planifikon të rrisë pagën minimale nga 1 janari i vitit të ardhshëm në 1213 leva, ose 620.20 euro, në vend të 1077 levave (550 euro) të mëparshme.
Të dy sindikatat mbështesin projektin e qeverisë për një pagë minimale prej 1213 levash nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ndërsa dy nga organizatat punëdhënëse - Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë dhe Shoqata e Kapitalit Industrial - janë kundër tij, tha për BNR Atanas Kacarçev, kryeekonomist i Konfederatës së Punës “Podkrepa”.
Sipas Konfederatës së Industrialistëve Bullgarë dhe Konfederatës së Punës “Podkrepa”, rritja e pagës minimale është e domosdoshme, pasi vonesa e saj është e konsiderueshme dhe Bullgaria është në fund të renditjes sipas këtij treguesi. Sipas Kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Kapitalit Industrial në Bullgari, Vasill Velev, paga minimale është 10 herë përpara rritjes së produktivitetit dhe rritja duhet të shtyhet.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا