LAJME

Artikull

Parlamenti nuk mblidhet për ditën e dytë për shkak të mungesës së kuorumit

Enjte, 25 Shtator 2025, 13:26

Parlamenti nuk mblidhet për ditën e dytë për shkak të mungesës së kuorumit

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Mosregjistrimi i deputetëve nga disa grupe parlamentare çoi në pamundësinë e fillimit të punimeve të parlamentit për ditën e dytë radhazi. Në përpjekjen e parë, “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), "Vëzrazhdane", Aleanca për të Drejtat dhe Liritë (APS), MEÇ dhe "Veliçie" nuk u regjistruan.
Kryetarja e Parlamentit Natalia Kisellova vuri në dukje se pavarësisht pranisë së dukshme të deputetëve në sallë, ata që u regjistruan nuk ishin të mjaftueshëm për kuorum. Ajo komentoi për mediat se vitet e fundit është bërë praktikë që opozita të përmbahet nga regjistrimi si shenjë mospajtimi. "Kjo sjellje duket e papërgjegjshme jo për ne, pjesën tjetër të anëtarëve të parlamentit, por për qytetarët bullgarë, të cilët presin që të ngrihen çështje të rëndësishme për ta", tha Kisellova.
"Ne si opozitë, si anëtarë të parlamentit, si forcë politike që përfaqëson edhe qytetarët, kemi axhendën tonë. Dhe në axhendën tonë kemi propozuar pika për shqyrtim në Asamblenë Kombëtare, por ata refuzojnë t'i pranojnë. Pasi refuzojnë t'i pranojnë atëherë të sigurojnë kuorum", tha Ivajllo Mirçev nga PP-DB. Kuorumi nuk mund të arrihet pa opozitën, pasi këtë javë disa nga deputetët janë në delegacione jashtë vendit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا