LAJME

Artikull

Protestë në mbrojtje të kryetarit të bashkisë së Varnës përpara selisë së "DPS-Fillimi i Ri"

Enjte, 25 Shtator 2025, 14:02

Protestë në mbrojtje të kryetarit të bashkisë së Varnës përpara selisë së "DPS-Fillimi i Ri"

FOTO: BNR

Madhësia e shkronjave

Qytetarët u mblodhën për një protestë përpara selisë së "DPS-Fillimi i Ri" (DPS-NN) në Sofje në mbrojtje të kryetarit të ndaluar të Varnës, Bllagomir Kocev. Protesta është nën sloganin "Për një Bullgari të lirë - pa /Deljan/ Peevskin, /Bojko/ Borisovin dhe mafian!" dhe është organizuar nga shoqata civile BOEC.

FOTO: БНР

Deputetët nga “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) erdhën gjithashtu për të mbështetur protestën. Ivajllo Mirçev nga "Po, Bullgaria!" (pjesë e "Bullgarisë Demokratike") njoftoi gazetarët se ka informacion se kreu i DPS-NN Deljan Peevski ka fluturuar për në Dubai. "Padyshim që ai ka disa interesa në Dubai", komentoi ai. Bozhidar Bozhanov nga e njëjta parti njoftoi se Komisioni Kundër Korrupsionit, zyra e prokurorit dhe Agjencia Kombëtare e të Ardhurave janë njoftuar për mospërputhje në të ardhurat e deklaruara të Peevskit dhe dyshime për marrjen e fondeve me origjinë të paligjshme.

FOTO: БТА

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BNR, BTA