Artikull
Volejbollistët bullgarë janë në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror pasi mposhtën SHBA-në
Enjte 25 Shtator 2025 14:47
Enjte, 25 Shtator 2025, 14:47
FOTO: AP/BTA
Madhësia e shkronjave
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.
Djemtë e trajnerit Gianlorenzo Blengini arritën këtu pasi fillimisht fituan vendin e parë në Grupin paraprak E, dhe më pas mposhtën bindshëm Portugalinë me rezultatin 3:0 në 1/8 finalet e turneut. Kështu, Bullgaria u rendit në 8 më të mirat e Kampionatit Botëror për herë të parë që nga viti 2010.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: AP/BTA
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا