Artikull
Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2025
Ftohja në fundjavë do të ndihet ndjeshëm
Enjte 25 Shtator 2025 16:35
Enjte, 25 Shtator 2025, 16:35
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Gjatë 24 orëve të ardhshme, moti do të jetë kryesisht me vranësira të shumta, dhe në disa zona të Bullgarisë Perëndimore dhe rajonet juglindore skajore priten reshje shiu. Gjatë natës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Të premten, në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e fortë nga verilindja-lindja. Temperaturat minimale do të jenë mes 10° dhe 15°C, ndërsa ato maksimale mes 18° dhe 23°C. Në Sofje, temperatura minimale do të jetë rreth 12°C, ndërsa maksimalja – rreth 18°C.
Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë moti të ndryshueshëm, ndërsa në bregdetin jugor priten më shpesh vranësira të dendura, dhe në disa zona reshje shiu. Do të fryjë erë e fortë nga verilindja-lindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 19° dhe 22°C. Temperatura e ujit të detit është 22°–23°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 3–4 ballë.
Në male, moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në zonat më të larta të maleve Rilla dhe Pirin priten reshje shiu dhe bore. Do të fryjë erë e moderuar dhe e fortë nga lindja. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi do të jetë rreth 13°C, ndërsa në 2000 metra – rreth 7°C.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا