Artikull
Bullgaria mbështet hapat për reforma në OKB, deklaroi kryeministri në Nju Jork
Premte 26 Shtator 2025 05:48
Premte, 26 Shtator 2025, 05:48
Rosen Zheljazkov dhe Antonio Guterres
FOTO: government.bg
Madhësia e shkronjave
Bullgaria përshëndet nismën "OKB - 80" si një hap drejt një organizate më të fortë dhe mbështet reformat në OKB. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të organizatës botërore, Antonio Guterres, njoftoi shërbimi informativ i qeverisë. Të dy zhvilluan bisedime në kuadër të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. "Shprehëm shqetësimin tonë për tensionet e vazhdueshme në nivel global, të cilat e largojnë shtetet nga objektivat e OKB-së", tha Zheljazkov.
Ndërkohë, gjatë debatit të hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së me temën “Inteligjenca Artificiale (AI) dhe paqja e siguria ndërkombëtare”, Bullgaria konfirmoi angazhimin e saj për të promovuar përdorimin e përgjegjshëm dhe etik të inteligjencës artificiale.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: government.bg
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا