LAJME

Artikull

Kompania “Meta” është e interesuar për investime në Bullgari pas vitit 2028

Premte, 26 Shtator 2025, 07:25

Kryeministri Zheljazkov në takimin me presidentin për çështjet globale të Meta Platforms, Joel Kaplan

Kryeministri Zheljazkov në takimin me presidentin për çështjet globale të Meta Platforms, Joel Kaplan

FOTO: government.bg

Madhësia e shkronjave

“Meta”, kompania mëmë e “Facebook” dhe “Instagram”, është e interesuar për të investuar në Bullgari, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. “Bisedimet u zhvilluan pas takimit me “General Electric”, ku folëm për reaktorët e vegjël modularë.  Sigurimi energjetik dhe mundësitë teknologjike të së ardhmes në drejtim të ndërtimit të infrastrukturës së veçantë, zhvillimi i potencialit për krijimin e giga-fabrikave për inteligjencën artificiale dhe, natyrisht, tërheqja e një partneri strategjik si “Meta” janë elementë jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin”, shpjegoi Zheljazkov.
“Përfaqësuesit e “Meta”-s na njohën me planet e tyre investuese në Evropë. Këtë dhe vitin e ardhshëm ata janë të përqendruar në shtete të tjera, por pas vitit 2028 kanë ndërmend të shfaqin një interes shumë serioz, pikërisht për shkak të mundësive rajonale që ofron Bullgaria”, shtoi kryeministri.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: government.bg