LAJME

Artikull

Parlamenti bullgar mbeti i bllokuar dhe jofunksional për një javë të tërë

Premte, 26 Shtator 2025, 07:44

Parlamenti bullgar mbeti i bllokuar dhe jofunksional për një javë të tërë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Për të tretën ditë radhazi, parlamenti bullgar nuk arriti të sigurojë kuorumin e nevojshëm prej 121 deputetësh dhe seanca nuk u zhvillua. Në sallën plenare u paraqitën vetëm 111 nga gjithsej 240 deputetë – një situatë që u përsërit edhe dy ditët e mëparshme.
Të premten, kryetarja e parlamentit, Natalija Kisellova, nuk priti ardhjen e mundshme të deputetëve të tjerë, por menjëherë shtyu seancën e radhës për më 1 tetor. Në këtë mënyrë, e gjithë java e punës parlamentare u humb.
Shkak për mungesën e kuorumit ishin delegacionet parlamentare që ndodhen në Japoni dhe Francë, çka bëri që shumica qeverisëse të mos arrijë të sigurojë numrin e nevojshëm të deputetëve në sallë. Opozita refuzoi të regjistrohej, duke argumentuar se sigurimi i kuorumit është përgjegjësi e shumicës.
Në një deklaratë për mediat, lideri i GERB-SDS, Bojko Borisov, siguroi se deputetët që ndodhen jashtë vendit do të kthehen dhe se parlamenti do të rifillojë punën javën e ardhshme.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا