LAJME

Artikull

Kryeministri prezantoi në SHBA përparësitë investuese të Bullgarisë

Premte, 26 Shtator 2025, 08:39

Kryeministri prezantoi në SHBA përparësitë investuese të Bullgarisë

FOTO: government.bg

Madhësia e shkronjave

Bullgaria është një nga ekonomitë më dinamike dhe me perspektivë në Evropën Juglindore, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një dreke pune në Nju Jork, të organizuar nga Forumi Ekonomik i Delfik dhe organizata për dialog biznesi BCIU, njoftoi shërbimi informativ i qeverisë. Zheljazkov i njohu përfaqësuesit e biznesit me përparësitë e Bullgarisë si destinacion investimesh. Anëtarësimi në BE dhe NATO, përpjekjet për t’u bashkuar me zonën Shengen dhe eurozonën, janë garanci për stabilitet dhe parashikueshmëri. I vendosur në një pikë kyçe midis Evropës dhe Azisë, vendi ofron qasje në mbi 500 milionë konsumatorë nga BE-ja dhe 1,3 miliardë klientë në rajonet përreth, theksoi kryeministri. Ai e cilësoi sistemin tatimor bullgar si një nga më atraktivët në Evropë – me një tatim të sheshtë prej 10% për korporatat dhe po aq për të ardhurat personale. Po ashtu, ai theksoi edhe zhvillimin e një rrjeti kombëtar të zonave industriale.

Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: government.bg

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا