Artikull
Një mision ndërkombëtar rekomandon forcimin e pavarësisë së Radios Kombëtare Bullgare dhe Televizionit Kombëtar Bullgar
Premte 26 Shtator 2025 10:47
Premte, 26 Shtator 2025, 10:47
FOTO: Аni Petrova, BNR
Madhësia e shkronjave
Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet e BE-së me deficitet më serioze në fushën e lirisë së medias. Ky është përfundimi i Koalicionit të organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e lirisë së shtypit, i cili kreu një mision faktmbledhës në vend deri më 26 shtator. "Shpeshherë ne, gazetarët, bëhemi objekt i refuzimit për të dhënë intervista, për të dhënë përgjigje ndaj pyetjeve kritike nga ana e politikanëve, institucioneve, si dhe përballemi me vonesa", tha Irina Nedeva nga Shoqata e Gazetarëve Evropianë.
Flutura Kusari nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias tha se misioni arriti në përfundimin se mjedisi ligjor në Bullgari krijon rreziqe të vazhdueshme për gazetarët. Rekomandimet e misionit përfshijnë që qeveria të zbatojë reforma për të forcuar pavarësinë institucionale të BNT dhe BNR, duke siguruar burime financiare të mjaftueshme, të qëndrueshme dhe të parashikueshme për mediat shtetërore. Sipas raportit, është e nevojshme të sigurohet një përzgjedhje e drejtë dhe transparente e drejtorëve të përgjithshëm të BNR dhe BNT.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Аni Petrova, BNR