LAJME

Artikull

Hipotetikisht, Bullgarisë mund t'i hiqet përkohësisht një pjesë e parave sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

Premte, 26 Shtator 2025, 12:58

Hipotetikisht, Bullgarisë mund t'i hiqet përkohësisht një pjesë e parave sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria mund të privohet përkohësisht nga një pjesë e parave nga kësti i dytë i Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, por vetëm nëse Komisioni Antikorrupsion është i varur politikisht dhe financiarisht, njoftoi Komisioni Evropian për Radion Kombëtare Bullgare.
Krijimi i një komisioni të tillë është ndër fazat kryesore të nevojshme për pagesën e dytë. Nëse Bullgaria ka një problem në këtë fushë, por ka përmbushur fazat dhe objektivat e tjera kryesore, ajo do të marrë paratë për to. Vetëm pagesa e fondeve të destinuara për reformën antikorrupsion do të vonohet me 6 muaj. Megjithatë, kjo është hipotetike për momentin, thekson Komisioni.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA