Artikull
Parashikimi i motit për fundjavën
Fundi i javës do të jetë me vranësira dhe reshje të dobëta lokale
Premte 26 Shtator 2025 16:35
Premte, 26 Shtator 2025, 16:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të shtunën, temperaturat minimale do tëlëviizin nga 8 deri në 13°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 10°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët. Në disa zona të jugperëndimit priten reshje të dobëta. Do të fryjë erë deri në mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 16 deri në 21°C, në kryeqytet rreth 16°C.
Në rajonin e Detit të Zi pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 19–20°C, ndërsa temperatura e ujit të detit përafërisht 22–23°C. Dallgëzimi i detit do të arrijë deri në 3 ballë.
Në male do të jetë me vranësira. Në disa nga masivet malore të Bullgarisë Perëndimore do të ketë reshje shiu, ndërsa në majat më të larta të maleve Rilla dhe Pirin — reshje shiu dhe bore. Do të fryjë erë mesatare nga lindja-verilindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 11°C, ndërsa në 2000 metra rreth 6°C.
Të dielën temperaturat do të bien më tej — minimalet do të jenë ndërmjet 7 dhe 12°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 16 deri në 21°C. Moti do të mbetet kryesisht i vranët dhe reshje të dobëta do të ketë kryesisht në disa zona të Bullgarisë Perëndimore dhe rajonet juglindore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا