SHOQËRI

Artikull

Mjekët bullgarë kryejnë konsulta mjekësore në fshatin shqiptar Pustec

Premte, 26 Shtator 2025, 17:59

Facebook/Fondacioni "Kujtesa Bullgare"

Facebook/Fondacioni "Kujtesa Bullgare"

Madhësia e shkronjave

Mjekë nga institucionet mjekësore bullgare po ekzaminojnë pacientë në fshatin shqiptar Pustec, njofton Ambasada e Bullgarisë në Tiranë.
Iniciativa po zhvillohet falë organizimit dhe financimit të fondacionit “Kujtesa Bullgare” dhe themeluesit të saj, Dr. Milen Vrabevski, me kërkesë të kryetarit të bashkisë së Pustecit, të rajonit të Prespës së Vogël - Pali Kolefski, qëllimi i të cilit është të sigurojë akses në kujdes mjekësor shumë të specializuar në rajonin e tij, i cili po përjeton një mungesë akute të shërbimeve të specializuara shëndetësore.
"Sot fillon edicioni i tretë radhazi i ekzaminimeve mjekësore parandaluese falas për banorët e rajonit të Prespës së Vogël në Shqipëri - një rajon i populluar edhe nga banorë me rrënjë bullgare", informon fondacioni “Kujtesa Bullgare”.
Me bukë e kripë, banorët vendas mirëpritën specialistët mjekësorë nga spitalet prestigjioze bullgare, të cilët janë në dispozicion të tyre për tre ditë - nga 26 deri më 28 shtator.
Redaktoi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Fondacioni "Kujtesa Bullgare"