Artikull
Allbina Jasinskaja nga fshati Rozino i rrethit të Karllovos është fermerja më e mirë organike në BE
Dielë 28 Shtator 2025 03:00
Dielë, 28 Shtator 2025, 03:00
FOTO: Komisioni Evropian
Madhësia e shkronjave
Një bullgare është gruaja më e mirë - fermere organike në Bashkimin Evropian për këtë vit. Allbina Jasinskaja është pronare dhe menaxhere e fermës organike "Rozino", e cila u themelua në vitin 2012.
Ferma organike ndodhet në Luginën e Trëndafilave dhe ka një cikël të mbyllur prodhimi - nga rritja e kafshëve deri te përpunimi dhe ofrimi i produkteve të gatshme.
Mësoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Jasinskaja fitoi çmimin në konkurrencë me fermere nga 13 vende midis një totali prej 100 kandidatësh, raporton BTA.
Çmimet e BE-së për prodhimin organik jepen në 6 kategori të ndryshme për të 4-tin vit. Konkursi organizohet nga Komisioni Evropian dhe institucionet evropiane. Vitin e kaluar, Bullgaria pati një finaliste në konkurs - Bllagovesta Vasilieva.
Mësoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Komisioni Evropian