Artikull
Ministri i punës dhe politikës sociale u shpreh kundër rritjes së taksave në vitin 2026
Hënë 29 Shtator 2025 05:56
Hënë, 29 Shtator 2025, 05:56
Borisllav Gucanov
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
“Nuk mendoj se duhet të rriten çfarëdo lloj tatimesh apo taksash”, tha ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, për BNT. “Situata e njerëzve është mjaft e rëndë edhe kështu, që të ngarkohet më tej buxheti familjar”, iu përgjigj ministri një pyetjeje lidhur me buxhetin shtetëror për vitin 2026 dhe rekomandimin për rritjen e taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore.
Nëse do të bëhen reforma të tilla, ato duhet të jenë shumë të menduara mirë, theksoi Gucanov. “Rritja e një takse sjell me vete shumë veprime të tjera që duhet të realizohen, prandaj nuk mendoj se kjo është çështje aktuale për momentin – të paktën kjo është mendimi im si ministër i punës dhe politikës sociale”, shtoi Gucanov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا