Artikull
Bullgaria mund të jetë porta hyrëse për gazin amerikan drejt Evropës
Hënë 29 Shtator 2025 08:06
Hënë, 29 Shtator 2025, 08:06
Zheço Stankov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Heqja dorë nga gazi natyror rus, si nga ana e Bullgarisë ashtu edhe e BE-së, është një proces shumë i gjatë. Këtë е deklaroi ministri i energjetikës, Zheço Stankov, në një intervistë për bTV. “Që në muajin maj, komisioneri evropian Dan Jorgensen nisi një nismë sipas së cilës duhet të ndalet jo vetëm konsumi i gazit rus, por edhe tranzitimi i tij”, tha ministri Stankov.Ai sqaroi se shumëkush e lidhën më vonë të njëjtin apel nga kryeministri Rosen Zheljazkov me një deklaratë të presidentit amerikan Donald Trump, gjë që sipas tij nuk është e saktë.Ministri theksoi se, edhe pas ndërprerjes së furnizimit me gaz rus, Bullgaria do të vazhdojë të jetë një faktor shumë i rëndësishëm në hartën energjetike, pasi disponon kapacitet tranziti prej 25 miliardë metra kub gazi në vit. Sipas Stankovit, Bullgaria mund të shërbejë si portë hyrëse për gazin natyror të lëngshëm amerikan, në mënyrë që ai të arrijë në vendet e Bashkimit Evropian.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا