Artikull
Arrestime në “Administratën e Transportit Rrugor” për ryshfet të kërkuar nga ekipi i Robbie Williams
Hënë 29 Shtator 2025 10:02
Hënë, 29 Shtator 2025, 10:02
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Dy punonjës të Agjencisë Ekzekutive “Administrata e Transportit Rrugor” u ndaluan për 72 orë nga policia e kryeqytetit, pasi dyshohet se kërkuan ryshfet nga katër drejtues kamionësh që transportonin pajisjet për koncertin e yllit britanik të muzikës pop, Robbie Williams, i cili u mbajt me shumë sukses në mbrëmjen e 28 shtatorit në Sofje.
Sipas burimeve të BNR, ngjarja ndodhi në fundjavën e kaluar, kur katër kamionët u ndaluan në hyrje të qytetit nga një ekip i agjencisë. Pikërisht atëherë u bë edhe kërkesa për ryshfet.
Ryshfeti i kërkuar është në shumën totale prej 500 eurosh. BNR raporton gjithashtu se shoferët e kamionëve paraqitën kallëzim në polici, dhe më 27 shtator (të shtunën), punonjësit e korruptuar u arrestuan.
Sipas BNT, një sinjal lidhur me ngjarjen është dërguar edhe në Ambasadën Britanike nga organizatorët e koncertit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا