LAJME

Artikull

Bullgaria prezantoi potencialin e saj turistik në ekspozitën më të madhe në Japoni

Hënë, 29 Shtator 2025, 13:07

Bullgaria prezantoi potencialin e saj turistik në ekspozitën më të madhe në Japoni

FOTO: tourism.government.bg

Madhësia e shkronjave

Ministria e Turizmit mori pjesë në ekspozitën më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit në Japoni - Tourism Expo Japan (TEJ), e cila u mbajt nga 25 deri më 28 shtator 2025 në sallën e ekspozitave Aichi Sky Expo në Nagoya, Prefektura Aichi, Japoni. Bullgaria u përfaqësua në stendën e Komisionit Evropian të Turizmit së bashku me destinacione të tjera nga Kontinenti i Vjetër, të cilat po bashkojnë forcat për të prezantuar produktin evropian të turizmit në tregun japonez.

FOTO: tourism.government.bg

"Pjesëmarrja e Bullgarisë në Tourism Expo Japan 2025 është një hap strategjik për të zgjeruar praninë tonë në këtë treg të largët. Turistët japonezë vlerësojnë kulturën, historinë dhe përjetimet autentike, dhe Bullgaria mund t'i ofrojë të gjitha këto - nga traditat e lashta dhe trashëgimia e pasur historike deri te infrastruktura moderne turistike dhe natyra unike", tha Ministri i Turizmit, Mirosllav Borshosh.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: tourism.government.bg