SPORT

Artikull

Ruzhdi Ruzhdi me titullin e gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles

Hënë, 29 Shtator 2025, 13:34

Ruzhdi Ruzhdi

Ruzhdi Ruzhdi

FOTO: mpes.government.bg

Madhësia e shkronjave

Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024 arriti vendin e parë me një rekord botëror prej 12.94 metrash, duke përmirësuar me 26 centimetra arritjen e tij më të lartë nga finalet botërore nëvitin 2023 në Paris.
Ruzhdi kryesoi renditjen me shtytjen e parë në finale dhe nuk u zhvendos nga maja deri në fund, kur sulmoi rekordin botëror dhe e arriti atë, duke regjistruar 12.94 metra.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: mpes.government.bg