Artikull
Parashikimi i motit për 30 shtatorin 2025
Mot me vranësira të shpërndara dhe temperatura tipike të vjeshtës
Hënë 29 Shtator 2025 16:35
Hënë, 29 Shtator 2025, 16:35
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Të martën, temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa përgjatë bregdetit deri në 13°C. Në Sofje, mëngjesi do të jetë rreth 6°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë moti me diell, por pasdite, në skajet verilindore të vendit, vranësira do të shtohet dhe priten reshje shiu. Era do të fryjë me intensitet mesatar nga veriperëndimi, ndërsa në Rrafshinën e Danubit dhe Fushën e Trakisë së Epërme do të ketë forcim të përkohshëm. Temperaturat maksimale do të jenë nga 16 deri në 21°C, ndërsa në kryeqytet rreth 16°C.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të ketë vranësira të ndryshueshme, me temperatura maksimale të ajrit nga 18 deri në 21°C. Temperatura e ujit të detit është rreth 22°C, ndërsa dallgëzimi do të jetë nga i qetë në i lehtë.
Në zonat malore, vranësirat do të shpërndahen dhe do të pakësohen, duke i lënë vendin motit kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 11°C, ndërsa në 2000 metra do të arrijë rreth 4°C.
Të mërkurën, moti do të jetë me vranësira të shumta. Reshje të dobëta shiu priten vetëm lokalisht në zonat malore. Temperaturat në mëngjes do të mbeten të ulëta, sidomos në lugina, ku minimalet do të jenë ndërmjet 4 dhe 9°C. Gjatë ditës, në disa zona vlerat do të arrijnë rreth 20°C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا