MUZIKË

Artikull

"Nata vdes vetëm" ... një duet debutues nga dy aktorë të rinj

Martë, 30 Shtator 2025, 03:10

"Nata vdes vetëm" ... një duet debutues nga dy aktorë të rinj

FOTO: FB/Bojan Todorov (Bo Todorov)

Madhësia e shkronjave

Dy aktorë të rinj - Alena Vergova dhe Bojan Todorov - prezantojnë këngën e tyre duet, të titulluar "Nata vdes vetëm". Kjo është gjithashtu kënga e parë nga albumi i ardhshëm debutues i Bojan, i cili na tregoi se si lindi ideja:
"Po këndoja me zë të ulët përgjatë rrugës dhe papritmas frazat nga refreni u vendosën në kokën time ashtu siç do t'i dëgjonin njerëzit. Ishte sikur frymëzimi im të ishte dërguar nga lart.”
"Nata vdes vetëm" ... një duet debutues nga dy aktorë të rinj

FOTO: FB/Боян Тодоров (Bo Todorov)

Bojani nuk ka hezituar aspak për një duet me Alenën – ajo ishte zgjedhja e tij e parë dhe e vetme. Muzikanti është kategorik se zëri dhe prania e saj e kanë bërë këngën dyfish më të fortë.
Videoklipi i këngës "Nata vdes vetëm" u xhirua mbi shkëmbinjtë piktoreskë të fshatit të Varvarës (Bullgaria Juglindore) dhe përcjell atmosferën e qetë të verës që po kalon.

Përpiloi: Diljana Traçeva Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: FB/Bojan Todorov (Bo Todorov)

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا