LAJME

Artikull

Ministria e Jashtme evakuoi me sukses dy bullgarë dhe një të afërm të tyre nga Gaza

Martë, 30 Shtator 2025, 06:22

Ministria e Jashtme evakuoi me sukses dy bullgarë dhe një të afërm të tyre nga Gaza

FOTO: Ministria e Punëve të Jashtm

Madhësia e shkronjave

Tre persona – dy shtetas bullgarë të rinj dhe një shtetase palestineze e moshuar, anëtare e familjes së njërës prej bullgarëve – janë evakuuar me sukses nga Rripi i Gazës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. “Nxjerrja u krye në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë dhe u koordinua nga katër misione diplomatike bullgare. Operacioni zgjati mbi 24 orë dhe filloi në orët e para të 29 shtatorit. Të evakuuarit kaluan përmes Jordanisë me ndihmën e ambasadës sonë në Aman, dhe më pas udhëtuan përmes Stambollit, me mbështetjen e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë”, thuhet në njoftim.
Veprimet janë rezultat i komunikimit paraprak mes të afërmve të të evakuuarve dhe misioneve bullgare në Tel Aviv dhe Ramallah. Të afërmit dhe personat e evakuuar shprehën mirënjohje për ndihmën e ofruar, shton Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e Punëve të Jashtm