LAJME

Artikull

Do të kërkohet një koncesionar për ndërtimin e autostradës drejt Maqedonisë së Veriut

Martë, 30 Shtator 2025, 06:51

Grozdan Karaxhov

Grozdan Karaxhov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ndërtimi i një pjese të autostradës “Rilla”, e cila përfaqëson një degëzim të autostradës “Struma” dhe do të çojë drejt Maqedonisë së Veriut, do t’i jepet me koncesion një investitori privat. Këtë e deklaroi në qytetin Kjustendill ministri i transportit, Grozdan Karaxhov. “Më 1 tetor, Këshilli Konsultativ për Koncesionet do të shqyrtojë propozimin për koncesionimin e segmentit Dupnica – Gjueshevo”, tha ministri. Nëse miratohet, “Rilla” do të jetë autostrada e parë në vend që ndërtohet nga një investitor privat. Karaxhov pret që deri në pranverën e vitit 2026 të zgjidhet një konsulent ndërkombëtar për autostradën “Rilla”, e cila lidh qytetet Kjustendill, Dupnica dhe Samokov me autostradat “Trakia”, “Hemus” dhe “Struma”, dhe është pjesë e Korridorit № 8 të rrjetit evropian të transportit.
Më 4 nëntor do të nënshkruhet një marrëveshje me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar të përbashkët, njoftoi gjithashtu Karaxhov.

Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا