Artikull
“Bulgargaz” tashmë nuk mund të paguajë borxhin ndaj kompanisë turke “BOTASH”
Martë 30 Shtator 2025 09:40
Martë, 30 Shtator 2025, 09:40
Rosen Zheljazkov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kontrata me Kompaninë Shtetërore Energjetike Turke “BOTASH” detyroi “Bulgargaz” me mbi 600 milionë leva (300 milionë euro), që shoqëria nuk është në gjendje t’i paguajë. Këtë deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum energjetik në Sofje, duke u cituar nga BTA. “Gjatë 13 viteve, me potencialin dhe shkallëzimin e saj, kjo kontratë do t’i kushtonte shtetit rreth 6 miliardë leva (3 miliardë euro). Kur merret në konsideratë ky potencial i borxhit, duhet të bëhet pyetja se cili është potenciali i tij i të ardhurave. Pyetja kryesore është se deri në çfarë mase mbrohet interesi i shtetit”, tha Zheljazkov. Sipas tij, politikat e duhura janë baza për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit dhe kushti për një mjedis tërheqës investimesh. Zheljazkov theksoi se energjia nuk është më thjesht një burim, por valuta e re e politikës globale, duke përfshirë si prioritete zhvillimin e korridoreve të reja energjetike, kapaciteteve bërthamore dhe atyre balancuese.
Lexoni më shumë mbi temën në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا