Artikull
Një rajon bullgar kryeson BE-në për vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare
Martë 30 Shtator 2025 12:32
Martë, 30 Shtator 2025, 12:32
FOTO: Spitali "Llozenec"
Madhësia e shkronjave
Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të gjitha vdekjeve, sipas të dhënave të Eurostat. Ajo është dy herë më e lartë nga ajo mesatare e BE-së për këtë tregues, sipas të cilit këto sëmundje, duke përfshirë sulmet në zemër dhe tensionin e lartë të gjakut, janë shkaku i pak më shumë se 32% të vdekjeve, ose një në tre evropianë.
Rajoni Jug-Qendror përfshin rrethet e Kërxhalit, Pazarxhikut, Plovdivit, Smoljanit dhe Haskovos. Menjëherë pas rajonit Jug-Qendror të Bullgarisë është një rajon në Rumaninë Jugperëndimore me 65.1%.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Spitali "Llozenec"
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا