LAJME

Artikull

"DPS-Fillimi i Ri" kërkon hetim mbi aktivitetet e Sorosit në Bullgari

Martë, 30 Shtator 2025, 14:02

Deljan Peevski

Deljan Peevski

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Deputetët nga "DPS-Fillimi i Ri" i Deljan Peevskit propozojnë krijimin e një komisioni të përkohshëm për konstatimin e fakteve dhe rrethanave në lidhje me aktivitetet e George Sorosit dhe Alexander Sorosit dhe fondacioneve të tyre në territorin e Bullgarisë, të cilat financojnë persona fizikë dhe juridikë bullgarë dhe organizata joqeveritare, si dhe për përcaktimin e lidhjeve të tyre me partitë politike, magjistratët, institucionet arsimore, mediat, strukturat e biznesit dhe autoritetet shtetërore.
Propozohet që komisioni të punojë për dy muaj dhe të përfshijë 18 deputetë - dy nga secili grup parlamentar.
Në motivet për këtë prorpozim është shënuar se që nga themelimi i fondacionit kryesor të Sorosit në vendin tonë, "Instituti i Shoqërisë së Hapur" në vitin 1990, është krijuar një rrjet i madh personash të ndërlidhur përmes këtij financimi, duke krijuar kushte për ndikim si të dukshëm, ashtu edhe të fshehtë në proceset kryesore socio-politike dhe ekonomike në vend.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES