SPORT

Artikull

Bullgaria priti solemnisht legjendat e saj të reja të volejbollit

Martë, 30 Shtator 2025, 16:32

Bullgaria priti solemnisht legjendat e saj të reja të volejbollit

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Pas pritjes zyrtare në Aeroportin “Vasill Levski” këtë mëngjes, volejbollistët e skuadrës kombëtare bullgare - nënkampionë të Kampionatit Botëror në Filipine - u takuan në një ceremoni të veçantë me tifozët e tyre, të cilët mbushën sheshin përpara monumentit “Shën Aleksandër Nevski” në qendër të Sofjes.
Gjatë rrugës për në shesh, autobusi me legjendat e reja të volejbollit u prit zhurmshëm nga këmbësorët në rrugët e qytetit. Përpara” Shën Aleksandër Nevskit”, djemtë u pritën me ovacione edhe më të zhurmshme. Njerëzit thërrisnin "Bullgarët - heronj" dhe valëvisnin flamurin bullgar, duke kërkuar autografe dhe foto.

FOTO: БТА

FOTO: БТА

FOTO: БТА

Sukseset e jashtëzakonshme të ekipit më të ri në kampionat, që mbeti i pamposhtur deri në finalen kundër Italisë — e cila arriti të mbrojë titullin botëror — bashkuan kombin tonë të ndarë.

FOTO: БТА

"Gjatë dy ditëve të fundit, kemi filluar të kuptojmë se si janë gjërat në Bullgari, si i kemi nxjerrë të gjithë njerëzit në rrugë, për çka jam mirënjohës. Mendoj se ky është shpërblimi më i madh për ne", tha kapiteni i ekipit kombëtar, Aleks Grozdanov, pas mbërritjes së tij në Sofje.
"Duhet të vazhdojmë të punojmë në të njëjtën mënyrë, sepse përndryshe do të ketë një efekt të kundërt. Sezoni i ardhshëm do të jetë edhe më i vështirë sepse nuk jemi më autsajderë ", ​​komentoi trajneri Gianlorenzo Blengini.
Prisni një reportazh të zgjeruar mbi pritjen e ekipit kombëtar bullgar të volejbollit në faqen e internetit të Radio Bullgarisë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA