Silistra shënon 85 vjet që kur Dobruxha Jugore iu rikthye Bullgarisë

Mërkurë, 1 Tetor 2025, 02:25

Silistra shënon 85 vjet që kur Dobruxha Jugore iu rikthye Bullgarisë

FOTO: BTA-arkiv

Madhësia e shkronjave

Një ceremoni solemne do të mbahet në Silistra më 1 tetor për të shënuar 85-vjetorin e kthimit të Dobruxhës Jugore në Bullgari, raportoi BTA.
Përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore dhe qytetarë do të vendosin lule para monumentit të Mbretit Boris III - Bashkuesit në Parkun e Danubit. Nxënësit e Gjimnazit Gjuhësor "Pejo Javorov" në qytet, të cilët janë partnerë në realizimin e ngjarjes, do të ofrojnë përshëndetjet e tyre me një program festiv.
Me Traktatin e Krajovës, të nënshkruar më 7 shtator 1940, Dobruxha Jugore iu rikthye paqësisht Bullgarisë - kufiri midis Bullgarisë dhe Rumanisë në Dobruxha nga periudha 1878-1913 u rivendos. Më 1 tetor 1940, njësitë e Ushtrisë së Tretë Bullgare të udhëhequra nga gjeneral-lejtnant Georgi Popov hynë solemnisht në Silistra.
Lexoni më shumë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA-arkiv