LAJME

Artikull

Një raport i Departamentit të Shtetit të SHBA analizon ekonominë bullgare

Mërkurë, 1 Tetor 2025, 06:43

Një raport i Departamentit të Shtetit të SHBA analizon ekonominë bullgare

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë do të ulë kostot e transaksioneve me partnerët kryesorë. Investitorët e huaj vazhdojnë të shprehin shqetësime për sundimin e ligjit, thuhet në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit të SHBA për klimën e investimeve në vend, raportoi BGNES.
Në raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA theksohet se “mungesa e fuqisë punëtore dhe presioni inflacionar vazhdojnë të rrisin çmimet dhe pagat në Bullgari", ndërkohë që investitorët e huaj shprehin shqetësime për “Rregullatorë dhe zbatim të ligjit të paqëndrueshëm”, “Vështirësi në marrjen e lejeve”, “Ndryshime të shpeshta rregullatore dhe legjislative”, “Sistem gjyqësor joefikas”, “Probleme me zbatimin e vendimeve gjyqësore”. Në afat të mesëm, raporti paralajmëron se rënia e popullsisë dhe niveli i ulët i investimeve në inovacion mund të ngadalësojnë rritjen ekonomike të vendit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES