Artikull
Norma bazë e interesit të BNB-së bie simbolikisht, ndërsa borxhi i jashtëm shtetëror rritet
Mërkurë 1 Tetor 2025 07:59
Mërkurë, 1 Tetor 2025, 07:59
FOTO: BNT
Madhësia e shkronjave
Që nga 1 tetori, norma bazë e interesit e Bankës Popullore të Bullgarisë (BNB) është 1.81%. Kjo është ulja e dymbëdhjetë me radhë në muaj, këtë herë me 0.01% krahasuar me shtatorin 2025. Për shumë vite, norma bazë në Bullgari ishte zero, por nga shtatori i vitit 2022 nisi një cikël rritjesh, duke arritur kulmin në 3.8% në dhjetor 2023. Norma bazë e interesit në Bullgari përdoret për llogaritjen e interesit vjetor mbi detyrimet shtetërore.
Ndërkohë, BNB njoftoi se borxhi i jashtëm bruto i Bullgarisë (publik dhe privat) к rrit me 20.9% në baza vjetore, duke arritur në 53,783 miliardë euro deri në fund të korrikut. Për krahasim, në fund të korrikut 2024, borxhi kishte qenë 44,480 miliardë euro, pra 9,303 miliardë euro më pak.Përmasa e borxhit të jashtëm bruto përfaqëson 47.9% të PBB-së së parashikuar, ndërsa një vit më parë ky raport ishte 42.9%.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BNT
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا