Artikull
Ushtarët bullgarë nderuan heroizmin e paraardhësve të tyre në Kajmakçallan
Mërkurë 1 Tetor 2025 10:12
Mërkurë, 1 Tetor 2025, 10:12
FOTO: Ministria e Mbrojtjes
Madhësia e shkronjave
Një ritual ushtarak në nderim të heronjve të rënë në betejat e Kajmakçallan-it u zhvillua në majën me të njëjtin emër, në kufirin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Gjatë Luftës së Parë Botërore, në vitin 1916, në këtë zonë kalonte një nga pozicionet mbrojtëse të ushtrisë bullgare, e cila përballej me forcat e aleatëve — britanike, franceze, greke dhe serbe. Sivjet shënohen 109 vjet nga këto përleshje të ashpra, të cilat ishin pjesë e Frontit Maqedonas, një nga segmentet më të rëndësishme të luftës në Ballkan.
FOTO: MO
Në ritual morën pjesë ushtarë bullgarë të udhëhequr nga gjeneral majori Dejan Deshkov dhe përfaqësues të misionit diplomatik bullgar në Greqi. Kurora nderimi u vendosën në emër të ministrit të mbrojtjes, shefit të mbrojtjes dhe të Forcave Tokësore. Gjithashtu u mbajt një lutje përshpirtje për të ndjerët.
Deshkov kujtoi se ushtarët bullgarë luftuan beteja mbrojtëse për një muaj e gjysmë, duke kaluar disa herë maja nga duart e bullgarëve te serbët. Në përleshjet në lartësinë prej 2500 metrash, Regjimenti i 11-të i Slivenit pati rreth 2000 të vrarë dhe mbi 6000 të plagosur.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e Mbrojtjes
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا