Artikull
Kërkojnë raport për integrimin dhe kontrollin e refugjatëve ukrainas
Mërkurë 1 Tetor 2025 10:38
Mërkurë, 1 Tetor 2025, 10:38
Aleksandër Rashev lexon deklaratën e ITN nga tribuna e parlamentit
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Partia “Ka një popull të tillë” (ITN), pjesë e koalicionit qeverisës, kërkoi me një deklaratë në parlament që qeveria të ndërmarrë masa konkrete për integrimin real të refugjatëve ukrainas në vend. Partia kërkon që policia të përforcojë kontrollin mbi sigurimet e automjeteve me targa të huaja dhe të ndëshkojë çdo shkelje të tyre. Po ashtu, insiston që organet kontrolluese të verifikojnë çdo aktivitet tregtar të paligjshëm dhe brenda disa ditësh të paraqitet një raport për shpenzimet e fondeve publike për refugjatët, “sepse solidariteti nuk do të thotë mungesë kontrolli, dhe ndihma nuk do të thotë paqëndrueshmëri ligjore”, thuhet në deklaratë. Në dokument theksohet se “në vend të integrimit dhe përfshirjes së refugjatëve ukrainas në shoqëri, po shohim komunitete të mbyllura që punojnë në ekonominë gri, ndërsa sipërmarrësi bullgar kalon përmes procedurave të ndërlikuara ligjore”, raporton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا