Artikull
Një medalje ari, një argjendi dhe dy bronzi për Bullgarinë në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës
Mërkurë 1 Tetor 2025 12:02
Mërkurë, 1 Tetor 2025, 12:02
FOTO: olympicbg.org
Madhësia e shkronjave
Nxënësit e shkollave të mesme bullgare fituan 4 medalje në Olimpiadën e 32-të Ballkanike të Informatikës, të mbajtur në Udine të Italisë. Në garën e gati 50 nxënësve nga 12 vende, shkencëtarët vendas të informatikës u dekoruan me një medalje ari, një argjendi dhe dy bronzi, njofton Shoqata e Skuadrave Olimpike në Shkencat Natyrore. Ato e vendosin ekipin bullgar në vendin e dytë në renditjen jozyrtare të ekipeve.
Medaljen e artë dhe vendin e parë absolut në Ballkaniadë e fitoi Andrej Stefanov (klasa e XI-të, Shkolla e Mesme Private Matematikore, Sofje). Ky është çmimi i tij i tretë këtë vit. Çmimin e argjendtë e fitoi Daniell Getov (klasa XI-të, Shkolla e Mesme Matematikore e Sofjes). Medaljet e bronzta i fituan Denisllav Manev (klasa e X-të, Shkolla e Mesme e Shkencave Natyrore dhe Matematikore "Akademik Ivan Gjuzelev" - Gabrovo) dhe Nermin Idiriz (klasa e XII-të, Shkolla e Profilizuar Natyrore-Matematikore "Nanço Popoviç" – Shumen), e cila është gjithashtu vajza e parë nga Bullgaria në Olimpiadën Ballkanike.
Udhëheqësit e ekipit janë Ilijan Jordanov (Instituti i Matematikës dhe Informatikës, Akademia Bullgare e Shkencave) dhe Dobrin Bashev.
Lexoni më shumë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: olympicbg.org
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا