Artikull
63 kompani të vogla dhe të mesme do të marrin fonde për sigurinë kibernetike
Mërkurë 1 Tetor 2025 12:55
Mërkurë, 1 Tetor 2025, 12:55
FOTO: egov.government.bg
Madhësia e shkronjave
63 kompani bullgare do të marrin ndihmë financiare sipas procedurës "Mbështetje për përmirësimin e sigurisë kibernetike në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Republikën e Bullgarisë", njoftoi Ministria e Qeverisjes Elektronike. Financimi do të jetë 100% falas dhe nuk kërkohet bashkëfinancim nga kompanitë. Qëllimi është të mbështeten ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Bullgari me zbatimin e zgjidhjeve moderne për mbrojtje nga kërcënimet kibernetike dhe për uljen e rrezikut nga incidentet kibernetike.
Procedura zbatohet nga Ministria e Qeverisjes Elektronike dhe financohet me fonde nga programi “Evropa Dixhitale” 2021-2027 dhe nga buxheti i Ministrisë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: egov.government.bg
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا