LAJME

Artikull

Autoritetet kërkuan mbylljen e Agjencisë Ekzekutive "Administrata e Transportit Rrugor" pas skandalit me ekipin e Robbie Williams

Mërkurë, 1 Tetor 2025, 14:23

Bojko Borisov

Bojko Borisov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Udhëheqësit e GERB dhe "DPS - Fillim i Ri" Bojko Borisov dhe Deljan Peevski kërkuan mbylljen e menjëhershme të Agjencisë Ekzekutive "Administrata e Transportit Rrugor". Kërkesa u paraqit pas skandalit me punonjësit e agjencisë të cilët kërkuan ryshfete nga shoferët e kamionëve që transportonin pajisje për koncertin e Robbie Williams në Sofje.
"Një pjesë e aktivitetit të agjencisë do të zbatohet nga policia e trafikut, ndërsa pjesa tjetër – nga sistemi i pagesave TOLL", u argumentua Bojko Borisov. Kërkesa u mbështet edhe nga partia "Veliçie", raportoi gazetarja Maria Fileva.
APS është e prirur ta mbështesë idenë, megjithëse me rezerva. "Ky propozim është më shumë si refreni: "Nuk ka person – nuk ka institucion – nuk ka problem", komentoi Hasan Ademov nga partia.
Lideri i PP-së, Asen Vasilev, ironizoi situatën, ku një koncert mund të jetë arsyeja për një veprim kaq drastik: "Erdhi Robbie Williams dhe ne e mbyllëm agjencinë. Pyes veten kush duhet të vijë që të mbyllim Prokurorinë. Nëse duhen bërë ndryshime në Agjencinë Ekzekutive "Administrata e Transportit Rrugor", ato duhet të jenë të menduara dhe jo të bazohen në faktin se dikush është turpëruar para të huajve."
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA