Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë në prezantimin e një botimi fototip të "Almanakut Maqedonas"

Enjte, 2 Tetor 2025, 01:45

Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë në prezantimin e një botimi fototip të "Almanakut Maqedonas"

FOTO: tangra-bg.org

Madhësia e shkronjave

Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë sot, 2 tetor, në prezantimin zyrtar të një botimi fototip të "Almanakut Maqedonas" të Organizatës Patriotike Maqedonase me rastin e 85-vjetorit të origjinalit. Prezantimi i botimit fototip të veprës së vlefshme, të botuar në vitin 1940 në Indianapolis, SHBA, do të zhvillohet në rektoratin e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" në orën 18:30.
"Almanaku Maqedonas", i quajtur edhe "bibla patriotike" e bullgarëve maqedonas që emigruan në SHBA dhe Kanada, është një koleksion enciklopedik fotografish dhe informacionesh historike, gjeografike dhe kulturore që lidhen me diasporën tonë nga fundi i shekullit të 19-të dhe gjysma e parë e shekullit të 20-të. Libri fototip u botua falë Organizatës Patriotike Maqedonase, Institutit Shkencor Maqedonas, Institutit për Historinë e Emigracionit Bullgar në Amerikën e Veriut, Shtëpisë Botuese “Tangra” dhe mbështetësve të iniciativës.
Mësoni më shumë për bullgarët maqedonas në Amerikë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: tangra-bg.org