LAJME

Artikull

Bullgaria mbështet krijimin e një muri evropian kundër dronëve

Enjte, 2 Tetor 2025, 06:57

Kryeministri Rosen Zheljazkov

Kryeministri Rosen Zheljazkov

FOTO: BNT

Madhësia e shkronjave

Kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi në Kopenhagë se vendi ynë mbështet krijimin e një muri evropian kundër dronëve. Ai mori pjesë në takimin joformal të Këshillit Evropian në kryeqytetin danez, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.
"Në një plan afatgjatë, ne duhet të ndërtojmë nivelin e nevojshëm të paralajmërimit të hershëm, ndjekjes, përgjimit dhe shkatërrimit të avionëve armik, dhe kjo duhet të bëhet në ndërveprim dhe me aftësitë që NATO-ja ka në sigurimin dhe mbrojtjen e krahut lindor", theksoi kryeministri. Ai shtoi se krahu lindor i Bashkimit Evropian përkon kryesisht me krahun lindor të Aleancës, dhe mbrojtja e tij nuk është një qëllim në vetvete, por një veprim proaktiv i lidhur me provokimet e Federatës Ruse në kufijtë e shteteve anëtare nga krahu.
Rosen Zheljazkov mbështeti pikëpamjen se e gjithë panorama e mbrojtjes duhet të shihet në 360 gradë dhe se BE nuk duhet të mbrohet vetëm nga njëra anë. Kur u pyet se si do të marrë pjesë Bullgaria, ai u përgjigj se kjo do të bëhet përmes projekteve të aplikuara përmes mundësive në kuadër të mekanizmit evropian SAFE.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BNT