Çdo ditë pranohen mbi 200 aplikime në kuadër të projektit "Unë zgjedh Bullgarinë", që synon kthimin e bullgarëve jashtë vendit për vendosje të përhershme në Bullgari, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov. Vetëm në 24 orët e para, u paraqitën 420 aplikime, kujton BTA.
Sipas ministrit, gjatë viteve është folur shumë për kthimin e bashkatdhetarëve tanë, por tani po ndërmerren hapa të vërtetë duke ndarë burime financiare në shumën prej 26 milionë levash (rreth 13 milionë euro), të cilat, nëse është e nevojshme, do të rriten. Sipas tij, projekti është i dobishëm jo vetëm për ekonominë e vendit tonë, por ai mbështet edhe përpjekjet për t'u përballur me krizën demografike.
Borisllav Gucanov foli gjithashtu për takimin e tij me bullgarët në Nju Jork të cilët kanë treguar interes për "Unë zgjedh Bullgarinë". "Nuk e prisnim që njerëzit do të kishin një dëshirë kaq të madhe të aplikonin për këtë program", theksoi ai.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA