LAJME

Artikull

Kërcënim me vrasje ndaj motrës së kryebashkiakut të arrestuar të Varnës

Enjte, 2 Tetor 2025, 09:06

Kryebashkiaku i Varnës Bllagomir Kocev

Kryebashkiaku i Varnës Bllagomir Kocev

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Policia në Varna po heton një kërcënim ndaj Biljana Kocevës, motrës së kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare.
"Qëndroni gjallë për njerëzit tuaj të dashur" është mesazhi i shkruar në kutitë e purove të lëna në restorantin familjar nga një djalë i mitur, i cili aktualisht është në kërkim nga forcat e rendit. Janë hapur procedura paraprake për një kërcënim me vrasje.
Kryetari i bashkisë së Varnës u arrestua në një operacion të Komisionit Kundër Korrupsionit më 8 korrik dhe aktualisht është në paraburgim. Ai është akuzuar për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal për kërkim ryshfeti për prokurimet publike.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا