LAJME

Artikull

Vendi ka kapacitet të plotë për të përmbushur nevojat e veta për dronë

Enjte, 2 Tetor 2025, 12:03

Tomisllav Donçev

Tomisllav Donçev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Së shpejti do të nisë një studim tregu, i ndjekur nga një procedurë konkurrence për zhvillues bullgarë të disa llojeve të dronëve të kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes. Këtë e bëri të ditur Tomisllav Donçev, zëvendëskryeministër dhe ministër i inovacionit, gjatë edicionit të pestë të forumit më të madh për inovacione dhe teknologji në Evropën Juglindore – SEE ITS Summit 2025, që po zhvillohet në Grand Hotel Millennium, në Sofje.
"Mendoj se kjo është brenda kapacitetit të zhvilluesve bullgarë", tha Donçev. Sipas tij, çështja nuk është nëse industria bullgare mund të prodhojë sasi të mjaftueshme, por nëse mund të garantojë një çmim të ulët – një karakteristikë thelbësore për këtë lloj produkti dhe një kërkesë specifike ndaj tij. Ai shtoi se, sipas tij, Bullgaria mund të specializohet lehtësisht edhe në sisteme për mbrojtje kundër dronëve.

Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا