LAJME

Artikull

Një sukses i Bullgarisë në Këshillin e Evropës shkaktoi një debat të ashpër në Parlament

Enjte, 2 Tetor 2025, 12:31

Stanisllav Ballabanov

Stanisllav Ballabanov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PASE) vendosi të ndërpresë mbikëqyrjen ndaj Bullgarisë. Vendimi u mor me 101 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim.
Nga tribuna e parlamentit, deputeti i partisë “Ka një popull të tillë”, Stanisllav Ballabanov, deklaroi se nga raporti është hequr termi “maqedonas etnikë në Bullgari” dhe pyeti përse Nadezhda Jordanova, bashkëkryetare e grupit parlamentar të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria demokratike” (PP-DB), u abstenua, së bashku me deputetët nga Maqedonia e Veriut që votuan kundër.
Në përgjigje, Atanas Sllavov nga PP-DB deklaroi se problemet mbeten, pasi raporti përmban edhe rekomandime për sundimin e ligjit në vend dhe ndikimin politik në sistemin e drejtësisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA