LAJME

Artikull

Më shumë se 75% rënie e tentativave për kalim të paligjshëm të kufirit turko-bullgar

Enjte, 2 Tetor 2025, 13:42

Rosen Zheljazkov

Rosen Zheljazkov

FOTO: government.bg

Madhësia e shkronjave

Bullgaria ruan kufijtë evropianë në mënyrë jashtëzakonisht të mirë dhe të suksesshme. Në krahasim me vitin 2024, tentativat për kalim të paligjshëm të kufirit bullgaro-turk u ulën me mbi 75%. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në Kopenhagë, përpara Samitit të Komunitetit Politik Evropian, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Praktikisht nuk kemi fluks që përbën kërcënim për sigurinë evropiane nga migrimi i paligjshëm, komentoi kryeministri. “Përpjekjet tona synojnë kthimin e emigrantëve të paligjshëm në vendet e origjinës. Pikërisht këto politika, që Sofja i ka mbrojtur ndër vite, po gjejnë përkrahje nga shumë vende të BE-së. Siguria e Evropës nuk varet vetëm nga mbrojtja fizike e kufijve, apo teknologjitë në të cilat investojmë shumë — përfshirë me fonde evropiane — por edhe nga politikat e duhura, që ndalojnë çdo tentativë për migrim të paligjshëm drejt kontinentit”, theksoi kryeministri.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: government.bg

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا