Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të Kasacionit vendosi se kompetencat e prokurorit të përgjithshëm në detyrë përfundojnë automatikisht — ex lege — pas skadimit të afatit gjashtëmujor të parashikuar nga ligji. Si rrjedhojë, Borisllav Sarafov nuk është më prokuror i përgjithshëm në detyrë, dhe çdo kërkesë e tij në çështje penale, paraqitur në Gjykatën e Lartë pas datës 21 korrik, është e pavlefshme. Ky vendim u bë publik nga Gjykata e Lartë e Kasacionit, duke konfirmuar qëndrimin e shumë juristëve, sipas të cilëve Sarafovi nuk mund të vazhdonte të ushtronte detyrën pas përfundimit të afatit ligjor.
Sarafov mori funksionet e prokurorit të përgjithshëm më 16 qershor 2023. Qëndrimi i tij në detyrë u vendos nga Kolegji i Prokurorisë pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në fillim të vitit 2025, me një interpretim ligjor sipas të cilit ligji hynte në fuqi më 21 janar 2025 dhe do të zbatohej për pasuesin e ardhshëm në këtë post, por jo për rastet e mëparshme.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA - arkiv