Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE, panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e kthyer kryeqytetin në një arenë të ideve, shkëmbimit kulturor dhe takimeve midis publikut dhe artit.
Një pikë kulmore këtë vit është projekti kuratorial "Expanded Perspectives" ("Perspektiva të Zgjeruara"), i cili del përtej sallave të ekspozitave dhe ndërthur artin me vetë peizazhin urban. Brenda këtij projekti, katër artistë të njohur evropianë prezantojnë vepra të mëdha dhe me ndikim, të cilat janë ekspozuar më parë në vende ikonike si Porta e Brandenburgut dhe Parlamenti Evropian.
Projekti LOVE HATE nga Mia Florentine Weiss
FOTO: Sofia Art Fair
Ndër to janë: skulptura prej çeliku e Gabriella von Habsburg, që ndërthur formën abstrakte me mendimin arkitektonik; ambigram provokues (fjalë që mund të lexohet në mënyra të ndryshme në varësi të këndvështrimit) "LOVE HATE" e artistes gjermane Mia Florentine Weiss, e cila ngre çështjen mbi zgjedhjen personale dhe perspektivës; video-installacioni "Dicotomica" nga italiani Giuseppe Lo Schiavo, që eksploron tensionin mes natyrës dhe teknologjisë; si dhe skulptura "Spolu" e artistes çeke Sabina Knetlova, e cila i kushtohet temës së bashkësisë dhe përkatësisë.
Video-instalacioni Dicotomica nga Giuseppe Lo Schiavo
FOTO: Sofia Art Fair
Gjatë forumit zhvillohen diskutime me pjesëmarrjen e drejtorëve kryesorë të muzeve evropiane, galeristëve, kuratorëve dhe ekspertëve ligjorë në fushën e kulturës. Ata debatojnë për të ardhmen e artit bashkëkohor, rolin e institucioneve dhe lidhjen mes artit, shoqërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Skulptura Spolu nga piktorja Sabina Knetlova
FOTO: Sofia Art Fair
Përpiloi: Veneta NikollovaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: Sofia Art Fair