Artikull
“Almanaku Maqedonas” ringjall të vërtetën historike për bullgarët maqedonas
Premte 3 Tetor 2025 06:12
Premte, 3 Tetor 2025, 06:12
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Duhet të mbështetemi mbi të vërtetën historike për të ndërtuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në Universitetin e Sofjes gjatë prezantimit të kopjes fototipike të veprës së çmuar etnografike-historike "Almanaku Maqedonas". Ky përmbledhës u botua në vitin 1940 në Indianapolis nga Organizata Patriotike Maqedonase në SHBA dhe Kanada.
FOTO: БТА
Në fjalimin e tij, presidenti Radev theksoi se almanaku është një dëshmi e çmuar për kauzën e përjetshme të bullgarëve maqedonas dhe përpjekjet e tyre ndër vite për ruajtjen e identitetit dhe gjuhës bullgare mijëravjeçare. “Që të ndërtojmë marrëdhënie fqinjësore dhe besim të ndërsjellë me vëllezërit tanë nga Maqedonia e Veriut – duhet të mbështetemi në një gjë shumë të rëndësishme – dhe kjo është e vërteta historike. Ky almanak në mënyrë të qartë dhe të prerë tregon më të rëndësishmen – të vërtetën historike”, theksoi presidenti.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا