Artikull
Parlamenti ia hoqi presidentit të drejtën për të emëruar drejtuesit e shërbimeve
Premte 3 Tetor 2025 06:36
Premte, 3 Tetor 2025, 06:36
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e ndryshimeve në Ligjin për DANS. Ndryshimet u paraqitën nga deputetë të partive GERB-SDS, BSP dhe “Ka një popull të tillë”. Për ndryshimet votuan 120 deputetë, përfshirë edhe nga “DPS – Fillimi i Ri” dhe disa që u larguan nga grupi i Aleancës për të Drejtat dhe Liritë. Kundër votuan 67 deputetë, ndërsa dy abstenuan.
Zgjedhja e kryetarëve të Agjencisë Shtetërore të Inteligjencës dhe Agjencisë Shtetërore për Operacione Teknike nga parlamenti u miratua gjithashtu në lexim të parë.
Opozita shprehu shqetësim për një kapje politike të shërbimeve të sigurisë. Partia “Vëzrazhdane” dhe koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria demokratike” e cilësuan ndryshimin si antikushtetues. Presidenti Rumen Radev komentoi se qeveria po nxiton t’i heqë atij kompetencat nga frika, dhe mohoi kategorikisht se po përgatit krijimin e një partie të re politike.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا